Flash News

KRYESORE

Policia Rrugore aksion në Tiranë, pezullohen 27 leje drejtimi, vendosen 67 gjoba

Policia Rrugore aksion në Tiranë, pezullohen 27 leje drejtimi,

Policia Rrugore njofton se ka përqendruar kontrollet e saj në disa prej rrugëve të kryeqytetit. Kontrollet janë ushtruar në zonën e njohur si ‘Komuna e Parisit’ por edhe në rrugën “Siri Kodra”, rrugën “Medar Shtylla”, dhe rrugën “Tish Daija”.

Policia thotë se nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar dhe proceduar administrativisht:

  • 28 drejtues automjetesh për parakalim të gabuar në afërsi të zonës së kryqëzimit
  • 35 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
  • 45 automjete për parkim të gabuar.
  • 27 drejtues mjetesh u janë tërhequr lejet e drejtimit pasi janë konstatuar duke qarkulluar në sens të kundërt me atë të lëvizjes.
  • 67 masa administrative për shkelje të tjera.

 

Të fundit