Flash News

KRYESORE

Policia Rrugore, gjoba dhe arrestime në flagrancë, ja 6 shoferët e arrestuar mbrëmë në Tiranë

Policia Rrugore, gjoba dhe arrestime në flagrancë, ja 6 shoferët

Policia Rrugore ka bërë të ditur se mbrëmë, brenda natës, janë arrestuar 6 shoferë që janë kapur në kundravajtje, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjithashtu janë  dënuar me gjoba të ndryshme edhe mjaft shoferë ët tjerë, të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e Kodit Rrugor dhe kanë qenë ën kundravajtje.  Policia Rrugore, në kuadër edhe të masave shtesë për përballimin e fluksit gjatë sezonit veror, njofton se do intensifikojë masat parandaluese dhe ndëshkuese për zbatimin e rregullave të Kodit Rrugor.

 Burimet zyrtare njoftojnë se gjatë natës janë arrestuar personat e mëposhtëm:

Ermir. D., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Ali Demi” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr të tipit “Yamaha” pa leje drejtimin përkatës.

– Saimir G., 25 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Abedin Rexha” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin tip “Lifan” pa leje drejtimin përkatës.

– Mario B., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të Ministrisë të Shëndetësisë u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin tip motorr pa leje drejtimi përkatës.

– Petraq H., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Abedin Rexha” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr tip “Lifan”, pa leje drejtimi përkatës.

– Selman B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë , pasi në rrugën “5 Maj” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr të tipit “Yamaha” pa leje drejtimi përkatës.

– Besmir D., 19 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në rrugën “5 Maj” u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr pa leje drejtimi përkatës.

 

Të fundit