Flash News

KRYESORE

Policia Rrugore: Rritet numri i femrave që kanë shkaktuar aksidente, në një javë 8 shofere të dehura

Policia Rrugore: Rritet numri i femrave që kanë shkaktuar aksidente,

Policia Rrugore ka bërë të ditur se për muajt korrik dhe gusht, vërehet një rritje e numrit të femrave që kanë shkaktuar aksidente me pasoja.

Kreu i Policisë Rrugore, Mithat Tola, tha se vetëm javën e fundit janë 8 drejtuese mjeti të konstatuara në gjendje të dehur.

“Nisur nga analiza e aksidenteve të muajit Korrik dhe muajit Gusht në vijim, ka një numër “të evidentuar” drejtuese mjeti femra që janë përfshirë në aksidente rrugore më pasojë, ndërkohë që dua të theksoj edhe të dhënën tjetër, që vetëm javën e fundit janë 8 drejtuese mjeti të konstatuara në gjendje të dehur, për të cilat ka filluar ndjekja penale”, tha Tola.

Të fundit