Flash News

KRYESORE

Policia sekuestron 20 mijë paund, emigranti nga Mati nuk i kishte deklaruar

Policia sekuestron 20 mijë paund, emigranti nga Mati nuk i kishte deklaruar

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i bllokojnë një shtetasi nga Mati, 20300 paund britanik, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes për në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se në datën 21.10.2018 është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm shtetasi B.D, 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londer Angli, i cili kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.

“Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B. D. i'u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “ Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe "Pastrim të produkteve të veprës penale” “, njofton policia.

 

 

Të fundit