Flash News

KRYESORE

Policia sekuestron 71 kg kanabisnë Gjirokastër, shpallet në kërkim një sarandiot

Policia sekuestron 71 kg kanabisnë Gjirokastër, shpallet në

Policia e Gjirokastrës shpalli në kërkim shtetasin J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë dhe po punon për kapjen e tij, pasi një sasi prej 71 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në një banesë në fshatin Golem të Gjirokastrës. “Në bazë të informacioneve të mara në rrugë policore se në fshatin Golem, Gjirokastër, në banesën e shtetasit J.K kishte lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, u krye kontroll në këtë banesë. Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 71 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila ishte e futur në disa thasë, si dhe një sasi prej 54.5 gr lëndë narkotike në trajtën e pluhurit (cokollatë) e dyshuar Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1  i Kodit Penal.

 

Të fundit