Flash News

KRYESORE

Policia sekuestron heroinë në Shijak, arrestohet 39-vjeçari

Policia sekuestron heroinë në Shijak, arrestohet 39-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Bridge” duke sekuestruar heroinë dhe arrestuar një 39-vjeçar.

Bledar Tahiri 39 vjeç, nga Shijaku është vënë në prang, ndërsa tre persona të tjerë me iniciale; E. K. 36 vjeç, nga Shijaku, E. R. 34 vjeç, dhe L. Ç. 39 vjeç, nga Durrësi janë shpallur në kërkim.

Operacioni u krye në qendër të Shijakut, ku Tahiri u kap në flagrancë dhe iu sekuestrua në cilësinë e provave materiale rreth 179 gr heroinë e ndarë në 30 doza, një peshore elektronike, dhe një telefon.

Nga hetimet e kryera u dokumentua me prova shkencore se personat e mësipërm janë të përfshirë në veprimtari kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin heroinën në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.

Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit ia blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.

 

Të fundit