Flash News

KRYESORE

Policia, superaksion në Llakatund të Vlorës, sekuestrohen 15.7 ton kanabis

Gjatë natës së mbrëmshme Policia e Shtetit ka zhvilluar një super operacion droge, ku janë kapur   15.7 ton drogë në Vlorë e Kavajë. Sipas informacioneve zyrtare, Policia e Vlorës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe nën drejtimin e vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako kanë finalizuar me sukses një operacion në Llakatund të Vlorës që ka çuar në sekuestrimin e 15 ton kanabis sativa si dhe armëve të zjarrit.

Po kështu në krye të operacionit ka qenë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA Eduart Merkaj.

5 armë zjarri kallashnikov janë gjetur gjatë kontrollit dhe kapjes së drogës në dy banesa në fshatin Llakatund. Nuk ende informacione për të arrestuar, por policia ka shoqëruar disa persona. Në orët në vijim priten detaje të tjera.

Po ashtu, gjatë orëve të natës në Kavajë mësohet se janë kapur 700 kg drogë.

Lënda narkotike po transportohej me një automjet furgon dhe një fuoristradë në rrugën që lidh fshatrat Hajdaraj dhe Bago për trafikim, ndërsa në pranga kanë rënë katër persona.

Sipas të dhënave të policisë, mjetet e bllokuara i përkasin Vlorës. Policia po punon për kapjen e persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut.

Të fundit