Flash News

KRYESORE

Policia tentoi ta shoqërojë me forcë në komisariat, Nikoll Lesi: Sjellje aspak korrekte dhe ligjore

Policia tentoi ta shoqërojë me forcë në komisariat, Nikoll

Sot, policia ka tentuar të shoqërojë në komisariat drejtorin e gazetës "Koha Jonë" Nikoll Lesin. Lajmi është bërë me dije nga vetë Lesi, i cili ka treguar  për mediat se ngjarja ka ndodhur vetëm disa minuta para se të niste protesta.

Ai u shpreh duke thënë se policia e kishte kthyer mbrapsht te sheshi "Ëilson", por forcat "Shqiponja" e kishin ndaluar edhe në anën tjetër të rrugës.

"Po shkoja nga sheshi “Wilson” për te redaksia e gazetës “Koha Jonë” për të ndjekur zhvillimin e protestës. Me dolën para, sapo më njohën, disa motora policie dhe me thanë se nuk lejohet të kalosh. I pyeta se pse dhe me thanë se “rruga bllokohet”. Ndonëse makinat e tjera i lejuan të kalonin, përsëri zbatova urdhërin e tyre. Kalova nga ana tjetër, pas stadiumit “Dinamo”, sepse me duhej të isha në punë në gazetë. Kur u afrova nga ana tjetër, nga ana e Lanës, prapë me dolën policë dhe motora të “Shqiponja”.

Më bllokuan rrugën dhe me dolën para makinës. U kërkova arsyen duke iu shpjeguar se jam gazetar dhe drejtor gazete e më duhet të shkojë në gazetë, ku rrugica ishte 14 metra më tej se sa më ndaluan. Nuk hanin pykë. Atëhere ngrita zërin. Në moment erdhën mbi 6 policë dhe tentuan me merrnin me forcë nga makina për në polici. Ndërkohë mora drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu. Më pas forcat e shumta të policisë ikën.

Më lejoni të them se kjo sjellje nuk është aspak korrekte dhe ligjore. Merret me mend se ç’u punojnë njerëzve të thjeshtë! Nuk është puna për mua pasi jam mësuar në 28 vite si gazetar të përplasem me pushtetet, por më duhet të shtoj se nuk duhet në këtë mënyrë, pasi janë sjellje brutale dhe jo ligjore”- shprehet Lesi.

Të fundit