Flash News

KRYESORE

Policia tregon ‘muskujt’ gjobit makinat e televizioneve ndërsa raportonin për vrasjen e Cukut

Policia tregon ‘muskujt’ gjobit makinat e  televizioneve ndërsa

Teksa makinat e televizioneve ishin në transmetim direkt në atë vend ku prej vitesh raportojnë, një efektiv i policisë rrugore është afruar dhe i ka gjobitur me 1 mijë lekë, mes tyre edhe makinën e Report Tv. Ky gjest aspak bashkëpunues dhe presioni mbi median, nuk i ndali gazetarët të vijonin raportimin direkt.

Pas interesimit për këtë veprim aspak të zakontë, nga ana e Policisë është pohuar se gjoba është vendosur me urdhër nga lart, duke nënkuptuar drejtuesit. Makinat ishin ndaluar në parkimin përballë drejtorisë së Policisë së Tiranës, në vendin e rezervuar për policinë dhe ata që kanë punë aty, por në këtë rast duket se prania e medias i ka bezdisur drejtuesit e policisë dhe kanë gjetur gjobën si mjet presioni për ti larguar që aty.

Le të shpresojmë që kur drejtuesit e policisë të dalin në konferencën e radhës për të reklamuar punën e tyre publikisht të mos gjobisin sërish makinat e medias.

Të fundit