Flash News

KRYESORE

Policia udhëzon si të fshini prapanicën në kohë pandemie (por, mos merrni 129!)

Nga një postim në Facebook, i publikuar në mars, nga Komisariati i Policisë së Newport-it në shtetin e Oregon-it në ShBA.

Mos telefononi 9-1-1 se u është mbaruar letra higjienike.

Historia ofron shumë opsione për kur të jeni ngushtë. Detarët përdornin copa litari të vjetër dhe mbajtëset e spirancës, njomur në ujë me kripë. Romakët e lashtë përdorën sfungjer ngulur në një shkop, gjithashtu të njomur në ujë të kripur. Ne jemi një qytet bregdetar. Kemi bollëk të ujit të kripur. Janë përdorur gjithashtu guaska deti.

Fiset maja përdornin kallinjtë e misrit. Amerikanët e kolonive përdornin gjithashtu kallinjtë. Fermerët, jo vetëm që përdorën kallinj, por edhe faqe nga Almanaku i Fermerëve.

Shumë amerikanë shfrytëzuan faqet e grisura nga katalogët falas, si të Sears dhe Roebuck. Katalogu i Krishtëlindjes së Sears, katër herë më i trashë se katalogu normal, mund të mbajë një familje prej tre vetësh nga dhjetori deri në Ditën e Shën Valentinit, ose Ditën e Shën Patrikut, nëse janë kursimtarë.

Natyrisht, ekzistojnë edhe alternativa të tjera: fatura, gazeta, copa leckash, dantella, topa pambuku dhe ajo rrotull kartoni e letrës higjienike që po rri në mbajtëse bash tani.

Plus, ka një larmi gjethesh që mund t’i përdorni të sigurt. Revista Mother Earth News do t'ju tregojë si të bëni vetë ‘letrat’ tuaja duke përdorur pesëmbëdhjetë gjethe të ndryshme. Kur gjithçka tjetër dështon, keni faqet e revistave. Filloni t’i ruani ata katalogë që merrni në postë.

Ka mungesa të letrës higjenike. Mos telefononi 9-1-1. Ne nuk mund t'ju sjellim letër higjienike.

*Përzgjodhi dhe përktheu: Politiko.al

Të fundit