Flash News

KRYESORE

Policia vendos 78 gjoba për dy orë; shoferët nuk respektojnë përparësinë te vizat e bardha dhe në rrethrrotullim

Policia vendos 78 gjoba për dy orë; shoferët nuk respektojnë

Kontrollet në funksion të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” po vijojnë në kryeqytet me kontrolle të përqendruar për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në rrethrrotullim dhe përparësitë ndaj këmbësorëve.

Kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit, janë përqëndruar në rrugët dhe rrethrrotullimet kryesore të evidentuara si “zona me trafik të rënduar ” për shkak të mosdhënies së përparësisë sipas sinjalizimit të vendosur nga Enti Pronar i rrugës.

Policia njofton se nga verifikimet dhe monitorimet në terren evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët, ndërkohë që të njëjtët drejtues mjetesh nuk hezitojnë të kritikojnë prezencën në rrethrrotullim për rregullimin e trafikut, por kur ajo mungon, në rrethrrotullim gjithcka ndodh, përveç përparësisë.

Pamjet e policisë rrugore, flasin më shumë se 78 masat administrative të vendosura në dy orë.

Të fundit