Flash News

KRYESORE

Policia zbardh detaje të reja nga vdekja e 56-vjeçarit në Vlorë, arreston tre persona të dyshuar

Policia zbardh detaje të reja nga vdekja e 56-vjeçarit në

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e një dite më parë në zonën e plazhit të vjetër, ku mbeti i vdekur 56-vjeçari Stavri Mino.

Fillimisht, policia njoftoi se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Në një njoftim të dytë, policia sqaron se tre persona, aktualisht të arrestuar, kanë goditur fizikisht 56 vjeçarin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

“Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas një konflikti fizik

Të fundit