Flash News

KRYESORE

Policja 23-vjeçare i dha fund jetës. Detaje të reja nga hetimet: Vetëvrasje klasike që nuk lë gjurmë

Policja 23-vjeçare i dha fund jetës. Detaje të reja nga

Policja 23-vjeçare, Paranxhela Shahini, u vetëvra në banesën e saj me armën e shërbimit duke mos lënë asnjë gjurmë mbarapa.

Nga hetimet e para, prokuroria dyshon se ka qenë fundi i një lidhjeje dashurore me jë kolegun e saj nga Tirana, ajo që ka çuar Peranxhelën në një gjendje të rënduar psikologjike, por ende asnjë gjë nuk është e sigurt. Ekspertët dyshojnë se ndarja nga i dashuri e ka ngarkuar psikologjikisht të renë deri në atë pikë sa ajo t’i japë fund jetës. Por konfirmohet se nuk përjashtohen as pista të tjera sa i përket shkakut që e çoi efektiven 23- vjeçare t’i japë fund jetës, vetëm 3 vjet pasi u fut në radhët e Policisë së Shtetit.

Burime nga Prokuroria thanë për "Panorama" se nga hetimet e deritanishme Paranxhela Shahini rezulton të mos ketë pasur asnjë shqetësim tjetër serioz në jetën e përditshme dhe as për shkak të detyrës.

Po hetojmë me intensitet të lartë këtë ngjarje të rëndë. Pistat e verifikuara deri më tani rezultojnë se efektivja ishte një person shumë korrekt në punën e saj dhe vlerësohej maksimalisht nga kolegët dhe të njohurit e saj. Nuk rezulton që ajo të ketë pasur probleme për shkak të detyrës. Edhe në familje gjithashtu na rezulton se jetonin në harmoni, në gjendje ekonomike të qëndrueshme. Pra, vajza s ’ka pasur motiv të kësaj natyre për ta shtyrë drejt vetëvrasjes. Pas verifikimeve të këtyre të dhënave, dyshimet tona përqendrohen drejt një pike: te pista e një lidhjeje intime. Pak kohë më parë, 23-vjeçarja i ka dhënë fund lidhjes me kolegun e saj nga kryeqyteti, i cili do të merret në pyetje”, sqarojnë burimet nga grupi hetimor.

Pasi kanë rindërtuar skenën e krimit, agjentët e hetimit e konsiderojnë vetëvrasje “eksperte” ngjarjen e dy ditëve më parë.

Është vetëvrasje klasike, nuk ka asnjë dyshim. Ajo kishte kryer vrasjen e saj me ‘puqitje’ i themi në gjuhën shkencore (ka mbështetur pistoletën fort në bark). Kjo metodë përdoret nga personat që kanë njohuri mbi armët e zjarrit dhe e tillë ishte edhe efektivja. Nëse arma puthitet fort pas trupit, ulet ndjeshëm zhurma dhe predha shkakton dëme më të mëdha sesa goditja në distancë”, pohojnë ekspertët e krimit pranë grupit hetimor.

Të fundit