Flash News

KRYESORE

“Politico.eu”: Avramopoulos polemika për skandalin “Novartis” në një kohë kur takohet me qeverinë e korruptuar të Edi Ramës

“Politico.eu”: Avramopoulos polemika për skandalin

Prestigjiozja evropiane ‘Politico.eu’ i ka kushtuar sot vëmendje përplasjes së Komisionerit të BE-së për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, me autoritetet greke, për skandalin “Novartis”.

Avramopoulos akuzohet se është korruptuar nga kompania zvicerane farmaceutike gjatë kohës që ka qenë ministër i Shëndetësisë në qeverinë greke, ndërkohë që hetimet po zhvillohen jo vetëm në Greqi, por edhe në SHBA.

Së fundmi, Avramopoulos ka kërkuar që dëshmitarët e mbrojtur nga drejtësia të dalin përpara publikut dhe të mos qëndrojnë të paidentifikuar, çka ka shkaktuar polemika në Athinë.

Këto polemika, ‘Politico.eu’ i lidh edhe me vizitën që komisioneri i BE-së po zhvillon sot në Tiranë.

“Polemikat vijnë kur Avramopoulos ndodhet sot në Shqipëri për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, qeveria e të cilëve, qortohet vazhdimisht nga Brukseli për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar”, shkruan ‘Politico.eu’.

Kjo nuk është hera e parë që mediat evropiane kur flasin për Shqipërinë e vendosin theksin se korrupsioni dhe lidhjet me krimin të qeverisë së Edi Ramës, çka tregon për një imazh shumë negativ të vendit tonë.

Avramopulos urdhër qeverisë shqiptare: Ulni numrin e abuzuesve me vizat

Të fundit