Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Politico’ zbardh debatin me tone të ashpra mes Haradinajt dhe Macron: Nuk jeni në pozitën për të kërkuar asgjë
Nga Matthew Karnitschnig
Emmanuel Macroni gati sa nuk u çmend. Pas përpjekjeve (dhe dështimit) për orë të tëra për të stimuluar dhe inkurajuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj që të pranojë një kompromis për të zbutur mosmarrëveshjen e përkeqësuar të vendit të tij të vogël me Serbinë, presidenti francez u bë i drejtpërdrejtë.
“Nuk jeni në pozitën për të kërkuar asgjë”, citohet t’i ketë thënë, me zë të lartë, Haradinajt teksa grupi i liderëve nga rajoni vetëm po shikonin, sipas dy personave që kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje në Berlin, raporton “Politico”. Kaq e patën paqebërësit në ardhje të Evropës për Ballkanin.
Macroni vizitoi kryeqytetin gjerman këtë javë për të qenë pjesë e një samiti të liderëve të Ballkanit Perëndimor bashkë me Angela Merkelin që kishte për qëllimi rinisjen e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës. Të frustruar me dështimin e BE-së për të arritur një marrëveshje për të qetësuar tensionet, Merkeli dhe Macroni vendosën t’i marrin gjërat në duart e tyre.
Nga koha kur samiti u shty, ata sipas të gjitha gjasave shpresuan të mos e kishin marrë një vendim të tillë. Në vend se të paraqisnin një të arritur, Merkeli dhe Macroni pa dashje e vunë diplomacinë jofunksionale të Evropës në sy të popullit. Samiti theksoi ndasitë jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe mes Parisit dhe Berlinit dhe mes shteteve anëtare të BE-së dhe aparatit të tij për politikë të jashtme në Bruksel.
Tensionet mes fqinjëve ballkanikë u ngritën sërish kohë më parë kur Kosova ngriti tarifat ndaj mallrave serbe në 100 për qind, si reagim nga përpjekjeve të Beogradit për të bllokuar njohjet ndërkombëtare për Prishtinën. Serbia menjëherë e bëri të qartë se nuk do të merrte më pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes dy palëve, pa hequr tarifat.
Teksa po shkonin në takimin e kësaj jave, asnjëra palë nuk dukej e gatshme për t’u tërhequr, duke i bërë disa diplomatë privatisht të vënë në pikëpyetje nëse samiti të mbahej apo jo. Samite të niveleve të tilla të larta zakonisht janë çështje të organizuara me kujdes, të përcjella me punë diplomatike gjatë të cilave zyrtarët negociojnë kornizat e marrëveshjeve, të cilat më pas u shkojnë liderëve për raundin përfundimtarë. Vende të mëdha shpesh shfrytëzojnë takime të këtilla, takime që liderë të vendeve më të vogla i vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, si stimuj për kompromise.
Edhe përkundër mospërputhjes së mendimeve, si Macroni ashtu edhe Merkeli shpresuan të shfrytëzojnë momentumin e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut rreth emrit të kësaj të fundit për të arritur njëfarë lëvizjeje përpara mes Serbisë dhe Kosovës.
U dëshpëruan. Takimi – ku përfshiheshin liderët e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut dhe që kishte për qëllim të përqendrohej edhe në aspiratat e rajonit për në BE – shpejt u zhyt në kënetë mes Serbisë dhe Kosovës, duke nxitur kritika se jo vetëm që nuk u përmirësua situata, por dora e ngathtë e Berlinit dhe e Parisit vetëm sa i përkeqësoi gjërat.
“I vetmi person i lumtur ishte Mogherini”, tha një pjesëmarrës, duke iu referuar Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Duke organizuar samitin jashtë mbështetjes së BE-së – e cila ka procesin e vet që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës dhe Serbisë – Franca dhe Gjermania në mënyrë të efektshme po ia largonin vëmendjen Brukselit. Ndonëse Mogherini, e cila arriti krejt e buzëqeshur, ajo pati rol të vogël.
Kritikët e akuzojnë atë se për pjesën më të madhe të mandatit të saj, që nisi më 2014, italiania i kushtoi pak vëmendje Ballkanit, por me vonesë u bë më aktive kur rajoni u bë fokus i politikave të Fuqive të Mëdha, me Kinën dhe Rusinë që kërkojnë të shtrijnë ndikimin atje.
Sido që të jetë, deri më tani ajo s’ka çfarë të tregojë. Mogherini u vu në qendër të kritikave pse dështoi të thyente bllokadën mes Kosovës dhe Serbisë, edhe përkundër tentimeve disa mujore. Ajo ka krijuar probleme edhe duke e përqafuar një plan që do të lejonte të ashtuquajturin shkëmbim të territoreve, shkëmbim i territoreve në vija etnike, mes dy vendeve. Ndonëse disa në Beograd dhe në Prishtinë e përkrahin këtë ide, Merkeli është thellësisht kundër me idenë se do të ishte precedent i rrezikshëm në një rajon me histori të errët të spastrimit etnik.
Franca, ndërkaq, ka qenë pak a shumë e paqartë në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve. Në një deklaratë para samitit, Macroni tha se të jashtmit nuk do të synojnë të imponojnë zgjidhje në rajonin dhe tha se “nuk ka tabu”.
Zyrtarët në Pallatin Elysée nuk u përgjigjën në kërkesën për të komentuar deklarata e Macronit në samit dhe nëse ai mbështet shkëmbimin e territoreve.
Mënjanimi i samitit
Samiti nisi të dilte nga binarët pothuajse qysh në fillim.
Delegacioni i Kosovës ishte i ndarë rreth pranimit të kompromisit. Presidenti Hashim Thaçi mbështeti një formë të marrëveshjes, por taksat bien nën mandatin e Haradinajt, rivalit të tij politik.
Haradinaj, ish-komandat gueril, e bëri të qartë se qeveria e tij nuk do t’i heq taksat derisa Serbia, e cila ende e konsideron Kosovën një provincë të sajën, të njohë sovranitetin e saj.
Gjatë një pauze, derisa anëtarët e delegacioneve tjera po qëndronin në një prej ballkoneve në Kancelarinë në Berlin, Merkeli dhe Macroni e hoqën mënjanë Haradinaj.
Ata kërkuan nga ai të pezullonte taksën për gjashtë muaj që t’u jepte rast negociatave për një marrëveshje të gjerë të shkonin tutje. (Edhe pse Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së për liberalizim vizash, një prioritet i madh për një vend të vogël, aprovimi final nuk është dhënë shkaku i disa vendeve anëtare).
Haradinaj nuk u tërhoq
“Dua njohje”, tha ai, sipas personit që kishte qenë dëshmitar i shkëmbimit të fjalëve.
Haradinaj nuk është përgjigjur ndaj kërkesës për të komentuar për këtë artikull.
Shumica e vëzhguesve besojnë se nëse Serbia ndonjëherë pajtohet të njohë Kosovë, ajo mund të vijë vetëm në fund të një procesi që do t’i ofronte Beogradit një çmim të madh, siç është anëtarësimi në BE.
Merkeli foli me Haradinajn për rëndësinë e kompromisit në politikën dhe durimin evropian, duke nxjerrë shembullin e ribashkimit të Gjermanisë, për ç’gjë shumë pak menduan se mund të ndodhte në vitet para se të binte Muri i Berlinit.
“Nuk dua të pres 20 vjet”, u përgjigj Haradinaj.
Në një pikë, Macroni e thirri mënjanë kosovarin, i cili flet një frëngjishte të rrjedhshme pasi ka punuar si sigurim në Zvicër në të ’90-at, dhe e veçoi për të folur privatisht me të.
Haradinaj nuk ndryshoi qëndrim, duke vazhduar të kërkojë që Serbia të njohë Kosovën fillimisht.
Merkeli dhe Macroni, duke e parë se nuk po arrinin asgjë, përfundimisht e shtynë takimin. Zyra e Merkelit lëshoi një komunikatë franko-gjermane ku thoshte se Serbia dhe Kosova janë pajtuar të punojnë “në mënyrë konstruktive” për t’i normalizuar marrëdhëniet..
Sikur të ishte kështu.
Nuk u përmend fare se dy palët në të vërtet u pajtuan që të rinisin dialogun e tyre të ngrirë.
Një arsye e madhe për kokëfortësinë e kryeministrit kosovar është se qëndrimi i tij gëzon mbështetje të fuqishme në vend.
“E ka bërë atë të famshëm”, tha Milan Nic, një analist në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), që mbulon rajonin.
Pyetja është se sa gjatë mund të mbajë ai këtë qëndrim. Merkeli dhe Macroni duken se e kanë qëllimin të detyrojnë Haradinajn të tërhiqet. Dyshja ka planifikuar një samit tjetër me palët në fillim të korrikut në Paris.
Sikurse BE-ja, edhe SHBA-ja i ka bërë presion Kosovës që ta heqë taksat. Delegacioni i Kosovës u takua me Richard Grenell, ambasadorin amerikan në Gjermani, para samitit, dhe ai e përsëriti atë porosi.
Ndoshta e vetmja çështje ku politikanët grindavecë të Kosovës duket se pajtohen është se SHBA-ja, e cila udhëhoqi fushatën bombarduese të NATO-s më 1999 që shtroi rrugën për pavarësinë e Kosovës, duhet të jetë më e përfshirë në proces.
SHBA-ja e pranon më shumë idenë e shkëmbimit të territoreve, nëse dy palët pajtohen. Ideja është mbështetur nga presidenti serb, Alexander Vuçiç, dhe nga Thaçi në të kaluarën, ndonëse që nga atëherë ata e kanë errësuar kuptimin e saj. Haradinaj, që kundërshton çdo ndryshim të kufijve, tha pas samitit se kjo çështje “është hequr nga tavolina”, por pjesëmarrësit tjerë e mohuan këtë.
“Pa SHBA-në, kurrë s’mund të kemi dialog, negociata apo ndonjë marrëveshje”, i kishte thënë Thaçi Reutersit në Berlin.
“BE-ja nuk është e bashkuar në këtë proces”.(Koha.net)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38