Flash News

KRYESORE

Politika dhe krimi/ Taulant Balla ironizon gazetarin: E di ti se ke qenë kandidat në Itali; Dudushi: Lëri ironitë

Politika dhe krimi/ Taulant Balla ironizon gazetarin: E di ti se ke qenë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Show’.

Duke folur për lidhjet e politikës me krimin, veçanërisht në kohën e fushatës elektorale, Balla e mohoi një gjë të tillë duke thënë se populli do ta kishte ndëshkuar.

Kjo deklaratë e Ballës u kundërshtua nga drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi i cili solli si vëmendje rastin e Italisë.

Por ky konstatim i gazetarit u kalua me ironi nga ana e Taulant Ballës i cili ndërhyri duke i thënë se ‘ti e ke ndjekur atë se ke qenë kandidat në Itali dhe e ke parë këtë punë’.

Debati

Dudushi: ...kemi përvojën e shtetit përballë, Italisë, si ka ndikuar mafia në zona të caktuara.

Balla: Se ti e ke ndjekur atë se ke qenë kandidat në Itali dhe e ke parë këtë punë.

Dudushi: Lëri këto, pa ironi kjo, po mafia ndikon patjetër në elektorat.

Të fundit