Flash News

KRYESORE

Politika e Jashtme e re e Italisë/ Lëvizja 5 Yjet kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, asnjë fjalë për Ballkanin

Politika e Jashtme e re e Italisë/ Lëvizja 5 Yjet kërkon heqjen e
Në Itali pritet nga momenti në moment zyrtarizimi i qeverisë së re që do të përbëhet nga partia Lëvizja 5 Yjet dhe partia Liga e Veriut. L5Y ka publikuar në internet programin me të cilin do të bashkëqeverisë vendin së bashku me radikalët e djathtë. Sa i përket politikës së jashtme, qeveria e re do të fokusohet kryesisht në rikonfirmimin e qëndrimit pro-Nato dhe aleancës me SHBA-në, por ajo që tërheq vëmendje është kërkesa për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, të vendosura pas pushtimit të Krimesë.

Roma kërkon ta ketë aleate Moskën në disa vatra konflikti, kryesisht në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme.

Sa i përket Ballkanin Perëndimor, rajoni nuk përmendet në asnjë rresht në programin e L5Y, ndonëse është brenda zonës së influencës së Italisë. Rajoni nuk përmendet as kur flitet për Bashkimin Evropian, çka jep mesazhin se Shqipëria rrezikon të humbasë në këtë proces një partner të rëndësishëm siç janë italianët. Pjesë nga programi: Politika e jashtme e viteve të ardhshme do të duhet të përqëndrohet në disa elementë kyç. Angazhimi është të realizojë një politikë të jashtme të bazuar në interesin kombëtar dhe në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe. Konfirmohet përkatësia në Aleancën Atlantike me SHBA-të si aleat i privilegjuar, me një hapje ndaj Rusisë, që nuk duhet perceptuar si kërcënim por si partner ekonomik dhe tregtar, potencialisht përherë e më i rëndësishëm. Në këtë drejtim, është e përshtatshme të tërhiqen sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, për t'u rehabilituar si një bashkëbisedues strategjik për zgjidhjen e krizave rajonale (Siri, Libi, Jemen). Është gjithashtu e nevojshme të rikthejmë vëmendjen në frontin e jugut. Duke mos e konsideruar Rusinë si një kërcënim ushtarak, por partner potencial për NATO-n dhe BE-në, ndërkohë që në Mesdhe po rriten faktorët e paqëndrueshmërisë si: ekstremizmi islamik, flukset e pakontrolluar migratore, me tensione të vazhdueshme midis fuqive rajonale. Në këtë zonë, Italia duhet të rrisë bashkëpunimin me vendet e përfshira në luftën kundër terrorizmit. Putin surprizon Merkelin, e pret te shkallët me buqetë trëndafilash

Të fundit