Flash News

KRYESORE

Politika e jashtme, Rama: Nder i madh të jesh në sediljen e pasme dhe të kesh shofer Erdoganin

Politika e jashtme, Rama: Nder i madh të jesh në sediljen e pasme dhe

Kryeministri Rama e ka quajtur një nder të madh afrimitetin e tij me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Rama tha se Shqipër ka politikë të jashtme vetëm këto 7 vite që ka qenë ai në krye, duke shtuar më tej se falë tij, Shqipëria drejton sot OSBE-në.

“Është nder i madh të jesh në sedijen e pasme dhe të kesh shofer presidentin e Turqisë, nuk isha në karrocieri po isha në sedijen e pasme dhe presidenti më nderoi mua si mik dhe si kryeministri Shqipërisë. Politika e jashtme e Shqipërisë me atë metodën mbuloi bëj sikur si shikon dhe uli pantallonat se ke benevrekë poshtë s’ka problem për vite të tëra ka mbaruar me ardhjen time në krye dhe sot falë kësaj qeverie prej 7 vjetësh Shqipëria ka politikë të jashtme. Shqipëria sot, fal nesh drejton OSBE, diçka e pamendueshme më parë dhe jo vetëm drejton OSBE por ka një reputacion të madh Dhe këtë anadollakërinë që ju e sillni këtu, në fakt unë po ju them që ata që dinë ta shohin e vlerësojnë shuam dhe ata nuk janë peshkatarët por aleatët janë Politikë të jashtë dinjitoze ku shqiptarët ulen në çdo tavolinë pa komplekse nuk ka pasur përpara.” deklaroi kryeministri në emisionin “Opinion”.

Të fundit