Flash News

KRYESORE

Politika i prish kombëtaren Malit të Zi, shkak ndeshja kundër Kosovës

Politika i prish kombëtaren Malit të Zi, shkak ndeshja kundër

Politika ka ndërhyrë në futboll duke ia prishur bukurinë lojës. Kombëtarja e Malit të Zi është prekur nga ndërhyrjet e Serbisë, që i ka bërë presion trajnerit të ekipit dhe dy futbollistëve me origjinë serbe, që të mos luajnë në sfidën kundër Kosovës.

Sipas medieve malazeze, trajneri Ljubisha Tumbakoviç dhe dy lojtarët Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç, që luajnë te Crvena Zvezda në Serbi, kanë vendosur të braktisin Kombëtaren e Malit të Zi pak orë përpara sfidës kundër Kosovës, sfidë e cila do të luhet sot në Podgoricë në orën 20:45.

“Trajneri dhe dy lojtarët, të lindur në Serbi, kanë pasur presione të egra gjatë ditëve të fundit nga Beogradi. Politika ka fituar ndaj futbollit dhe pas kësaj Tumbakoviç nuk do të jetë më trajneri i Malit të Zi. Edhe dy lojtarët, Stojkoviç dhe Ivaniç, nuk do të jenë në fushë për arsye që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme. Gjithashtu nuk do të jetë ndihmësi i parë i Tumbakoviç, Sasha Jankoviç, ndaj Kombëtaren do ta drejtojnë Miodrag Xhudoviç dhe Dragoje Lekoviç.”, raporton e përditshmja malazese “Vijesti”.

Të fundit