Flash News

KRYESORE

“Politika jote është anti-shqiptare”, incident gjatë homazheve të Ramës për viktimat e 21 Janarit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe para godinës së kryeministrisë në kujtim të katër viktimave të 21 Janarit të vrarë tetë vjet më parë.

I shoqëruar edhe nga familjarët e të ndjerëve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, Rama ka bërë homazhe në vendet ku ata janë vrarë, por në një moment një person është afruar dhe i është drejtuar kryeministrit duke i thënë: Je anti-shqiptar, politika jote është anti-shqiptare.

Sipas gazetares së ‘news 24’, Dorjana Bezat e pranishme në vendin e ngjarjes, menjëherë ka ndërhyrë Garda dhe më pas personi në fjalë është shoqëruar në komisariat me anë të një makine të Policisë Rrugore

Gazetarja tha se ky person ka qenë aktiv dhe në protestën e studentëve.

Të fundit