Flash News


KRYESORE

Politika mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Moikom Zeqos

Politikanët shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nda jeta të studiuesit, por edhe ish deputetit të PS, Moikom Zeqos në moshën 71-vjeçare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gramoz Ruçi: Me trishtim të thellë mësova ndarjen nga jeta të ish deputetit, shkrimtarit dhe shkencëtarit dhe publicistit të shquar Moikom Zeqo. Mikom Zeqo ishte një personalitet erudit i rrallë, një enciklopedi e gjallë.

Shkrimtar, historian, arkeolog, studjues e kritik letrar, përkthyes dhe publicist, mbi të gjitha një intelektual i shquar dhe patriot i madh. Ai i shërbeu Shqipërisë dhe kulturës shqiptare deri në ditët e fundit të jetës, me një dashuri e përkushtim të pashoq. Mikom Zeqo luftoi me stoicizëm ndaj sëmundjes për një kohë të gjatë, duke mos e ndërprerë për asnjë çast kontributin e tij intelektual për Shqipërinë.

Moikom Zeqo u zgjodh dhe shërbeu si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën 1992-1996 dhe u shqua për thellësinë e mendimit, largpamësinë e vizionit, urtësinë për dialog, përkushtimin për qytetarët dhe angazhimin sipëror për kulturën dhe çështjet e mëdha të shoqërisë dhe të kombit shqiptar. Gjithë erudicionin e tij Moikomi ua kushtoi dhe ua shpërndau Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lamtumirë Moikomi ynë i dashur!

Të fundit