Flash News

KRYESORE

Politika nuk kursen as fëmijët, këshilltari i Ilir Metës përdor dy të mitur për të thelluar përçarjen

Në kohë fushate politika nuk po kursen as përdorimin e fëmijëve për interesa të ngushta. Kështu ka vepruar këshilltari i Ilir Metës, Emiljano Aleksi, i cili ka publikuar në profilin e tij foton e dy fëmijëve që mbajnë të veshur bluzet e PS dhe LSI.

Sipas Aleksit, kjo është foto e 26 qershorit, ku “fëmija i PS” i kërkon falje “fëmijës së LSI” dhe pranon se gjatë gjithë kohës ai ka qenë armiku.

Sikur të mos mjaftojnë akuzat e panumërta mes liderve dhe kandidatëve, si dhe hapësirat televizive që zënë çdo ditë, politika po shfrytëzon edhe fëmijët për të thelluar përçarjen në vend.

Të fundit