Flash News

KRYESORE

Politika reagon pas fjalimit të Rigerta Lokut, deputeti i PD: Nuk i lanë kohë Berishës t’i shtronte rrugën

Politika reagon pas fjalimit të Rigerta Lokut, deputeti i PD: Nuk i

Politika ka nisur menjëherë të komentojë fjalimin e Rigerta Lokut, gruas që mbajti fjalimin më të mirë prej vitesh në institucionit më të lartë ku vepron politika, Kuvendin.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka qenë i pari që ka reaguar duke përsëritur qëndrimin e opozitës se fshati nuk duhet harruar përballë rilindjes urbane.

Megjithatë, ai nuk i është shmangur përdorimit politik të fjalimit të Rigertës, kur thotë se qytetarët nuk i lanë kohë Sali Berishës të shtronte rrugën deri në fshatin Prosek, ashtu siç bëri me autostradën që kalon aty pranë.

Reagimi:

Vajza që përloti mjerot, është "dibrane" aq sa ç'është "I pazakontë" fjalimi I saj....

Ka të pakten 5 vjet që u përsërisim deri në mërzi "çunave të shkathët" që të mos e harrojnë fshatin nga vijnë...

Ka të paktën 5 vjet që me aksentin e fshatit nga vijnë, na përgjigjen: do rilindim qytetet (dmth 7 mln euro për të shtruar me rrasa guri një qendër province që nuk ka ujë të pijshëm mgjths ujësjellësi kushton vetëm 1 mln euro)!

Meqë ra fjala, fshijini lotët dhe mos e kërkoni as në Dibër e as në Malsi të Madhe zonjën që do e harroni nesër për "politikë editoriale"...

E gjeni në Mirditë, Prosek! Pak më shumë se 1 orë larg nga sheshi Skënderbej, asfalt deri në vend!

Pastaj do ju duhet të merrni fuoristradat 4x4 dhe pothuaj po aq kohë sa ju ka marrë rruga nëpër autostradë, sepse ato 5-6 km deri tek ferma ku ka ndërtuar jetën nuk I lanë kohë Sali Berishës t'i kompletonte... Duhej "rilindur" qendra e provincës pa ujë e drita me...pllaka....

Rigerta Loku, kush është ish-studentja e “La Sapienza” me dy diploma që sot përloti Kuvendin e Shqipërisë me “SOS”-in ndaj fshatit

 

Të fundit