Flash News

KRYESORE

Politika uron Krishtlindjet: Nën pasigurinë tonë, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë

Politika uron Krishtlindjet: Nën pasigurinë tonë, Zoti e

Pas presidentit Ilir Meta, ishte radha e kryetarit të PD, Lulzim Basha të uronte festën e Krishtëlindjeve. Në një postim në Facebook, Basha shkruan ndër të tjera Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!

“Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, thotë Basha.

Në të njëjtë linjë është edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila uroj që ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterë, dhe jo vetëm, një burim jete më të shndritshëm.

“Nën pasigurinë tonë, që është përhapur kudo dhe mundon zemrat tona dhe nën kambanën e kishës, lutjeve të besimtarëve, ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterë, dhe jo vetëm, një burim jete më të shndritshëm, që mbart frytet shpirtërore të Dashurisë, Paqes, Harmonisë dhe Bekimeve që vinë nga Zoti”, shkruan Kryemadhi.

Ndërkohë që kryeministri Rama nuk ka bërë ende ndonjë urim deri tani.

Të fundit