Flash News

KRYESORE

“Politikan tinëzar”, Isa Mustafa i përgjigjet Ramës: Sa isha kryeministër, nuk kemi biseduar për Mini-Shengenin

“Politikan tinëzar”, Isa Mustafa i përgjigjet Ramës:

Ish kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e cilësoi një politikan tinëzar, sa i takon debatit për Mini-Shengenin Ballkanik.

Me një reagim në facebook, Mustafa i përgjigjet Ramës për këtë ‘epitet’, si dhe hedh poshtë faktin se mes tyre është diskutuar më parë për Mini-Shengenin.

“Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzar. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me te dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër.

Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi.

Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Mustafa.

Të fundit