All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Politikanët shqiptarë në sytë e gjeneralit 100-vjeçar: Me Ramën jam shkëmbyer vetëm një herë, Basha më priti veçantë   

Politikanët shqiptarë në sytë e gjeneralit
All - Paragraf - 1

Rrahman Parllaku, gjenerali i cili dy javë më parë mbushi plot 100 vjeç ka rrëfyer më shumë mbi jetën e tij, që nga lufta e deri te politika aktuale.

All - Paragraf - 3

I ftuar në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Parllaku ka kremtuar 10 figura të njohura nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha deri te Edi Rama e Lulzim Basha.

Ahmet Zogu

Ishte biri i pashait dhe nipi i Esad Pashë Toptanit. Ishte i zgjuar dhe ishte I ri kur u përfshi  në politikë. Doli edhe kundër dajës së tij. Iu dha shans në Kongresit të Lushnjes dhe siguroi punimet sepse nuk i lejohej nga italianët. Aty nisi karriera e tij.A ishte Zogu demokrat? Jo. Ishte mbret.Zogu uli veten kur u largua nga Shqipëria.Sikur Ahmet Zogu të mos kishte ikur më 7 prill dhe të kishte qëndruar në mal sikur vetëm 5 ditë, unë sot do të isha ende Zogist. Të kishte larguar hungarezen dhe djalin por ama vetë të kishte qëndruar këtu. Bënë mirë që I sollën eshtrat sepse çdokush ka të drejtë të ketë një varr.

Enver Hoxha

Vendi  i Enver Hoxhës në histori është në koshat e plehrave. Jo pse më dënoi mua. Unë kam qenë njeri shumë I afërt me Enver Hoxhën. Kam punuar  për 1 vit e gjysmë në një tavolinë. Tavolina në mes dhe unë këtej dhe ai nga ana tjetër. Unë isha shef I personelit të ushtrisë. Ai ishte ministër I Mbrojtjes. Mbante ndërkohë postin e kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm. Unë e kam njohur shumë mirë Enver Hoxhën. Kush tha se ishte budalla. Ishte shumë I zgjuar. Një komplotist si ai nuk mund të ishte budalla.

Si ka mundësi që Enver Hoxha ju vrau, ju preu, ju burgosi ju shpallin tradhtarë, ju shkatërroi familjet dhe ju shkatërroi jetën si ka mundësi që përsëri  thoshit të rrojë Enver Hoxha?

Më pyetët më lart përse nuk e vratë Enver Hoxhën meqenëse ju shkatërroi jetën. Shikoja nga burgu radhët për vajgurin dhe qumështin për të marrë 1 litër dhe përsëri thoshin të rrojë Enver Hoxha si mund të bëhej kjo në 1974. Ai manipuloi. Dhe vuri gjithë aparatin në funksion. Të gjithë me dashje dhe pa dashje ishin në funksion të tij. . Edhe unë kam qenë beniamin i tij..Unë kam qenë beniamin i Enver Hoxhës dhe kam bërë gabim. 27 vjeç u bëra deputet, isha hero i popullit, zvministër i Mbrojtjes dhe detyra të tjera. Domethënë edhe unë e kam ndihmuar Enver Hoxhën në punën e tij.

Ramiz Alia

Dyshohet që ka qenë në shërbim të Enverit që kur ka qenë përgjegjës i rinisë në Berat. Nuk mund  të flas asgjë. E kam patur komisar. Më ka respektuar.

Po si nuk të mbrojti kur të arrestuan?

Kush të të mbronte,  Ramiz Alia? Unë Ramizin nuk e fus te  katërshja e kriminelëve të Shqipërisë. Ju them se katër kriminelët  më të mëdhenj të Shqipërisë ishin : Enver Hoxha, Hysni  Kapo, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Hysni Kapo ishte pas  Enverit. Ai I përgatiste të gjithë raportet Enverit. Ai I mbulonte të gjitha ushtrinë, ministrinë e Brendshme, zbulimin  e jashtëm ,kërkoi edhe të brendshmit. Të gjitha informacionet ia çonte Enverit. Sigurimi varej nga Hysniu .Ramiz Alia ka meritën që bëri kalim të butë të pushtetit. Këtë ka meritë. Nuk pati gjakderdhje.

Mehmet Shehu

Kam dy gjëra. E kam vlerësuar  dhe e vlerësoj  si luftëtar dhe si aftësi. Dikush ka thënë se është kryeministri  më I mirë. Unë them jo. Është kryeministri mëi zoti. Unë kam qenë beniamin I tij. Në tre përpjekje me jugosllavët kam qenë me të. Mehemti nuk pranoi në Shkup që shefi I shtabit të ushtrisë sonë të varej nga jugosllavët. Kundërshtoi  jugosllavët kur erdhën në Shqipëri për të diplomuar ushtarakët  tyre. Nëraportin e   artit ushtarak popullor nuk e përmendi Titon në asnjë vend. Të 9 këshilltarët jugosllavë ikën nga mbledhja. Sapo u njoftua Enveri, ai menjëherë urdhëroi Themelkonj të mbante një raport që kundërshtonte  Mehmetin dhe në të thuhej për rolin e Titos në lëvizjen  partizane shqiptare. Në çdo ngjarje të jetës sime ditëlindje, dekorim, vlerësim ai bashkë me Fiqerene më kanë ardhur  në shtëpi. Mehmetin e vrau Enveri. Nuk ka rëndësi kush e  tërhoqi këmbëzën.

Beqir Balluku

Luftëtar si të gjithë neve. Ka patur suskese dhe jo suskes. Por ka drejtuar luftën. Ka qenë komandant  I njësive  të Tiranës. E ka mbrojtur  Enverin në luftë dhe e çonte nga një bazë në tjetrën. Edhe pse  e dërguan në Rusi nuk e lanë të mbaronte të plotë shkollën, bëri vetëm 1 vit. Drejtoi ushtrinë për 22 vjet. Mësoi shumë nga këshilltarët rusë dhe mori eksperiencën e tyre.

Sali Berisha

Kam konsideratat  më të larta. Nuk e ka mohuar kurrë luftën. Edhe si karakter. Statusin e veteranit e ka bërë Sali Berisha.Në nëntor 1995 u ftua në Francë dhe Rusi dhe mblodhi veteranët kur u kthye. Në këtë takim tha: Jam ndjerë  shumë krenar që bashkë me flamujt e  tjerë ishte edhe flamuri shqiptar si pjesë  e rezistencës së shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fatos Nano

Nuk e njoh fare këtë. E di që është I biri  I Thanas Nanos se e kam patur në Vlorë. Por të birin nuk e njoh.

Ilir Meta

Atë që ka bërë Ilir Meta për mua zor se mund të bënte  president tjetër. AI ka konsideratë për mua dhe unë kam konsideratë për të.

Lulzim Basha

Ka vazhduar marrëdhëniet me mua pak a shumësi Saliu, por jo tamam si ai. Më ka pritur në mënyrë të veçantë .Tani dhe jetëgjatësia ime I ka detyruar këta të më respektojnë  dhe të më takojnë. Kam marrëdhënie normale. E vlerësoj si tëri. Shpresoj që Partinë Demokratike  ta bëjë masive  sepse nuk ka qenë e tillë.

Edi Rama

Zyrtarisht nuk jam takuar asnjëherë  me Edi Ramën. As ai nuk ka kërkuar të takohet me mua dhe as unë nuk kam kërkuar ta takoj atë. Një herë kur jemi shkëmbyer në një spital. Më pa dhe më thirri ku je komandant. Por nuk e di nëse vajta unë te Edi apo erdhi Edi te unë.

Të fundit