Flash News

KRYESORE

Politikani francez: Jemi kundër zgjerimit të BE; veto Shqipërisë

Kryetari i Partisë Republikane (LR) në Francë, Laurent Wauquiez  është shprehur në një intervistë për France Info se është kundër zgjerimit të BE-së, dhe se do të vendosë veto për Shqipërinë.

“Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër”, tha Wauquiez mëngjesin e sotëm.

Sipas Wauquiez, që drejton partinë dytë në Asamblenë Kombëtare të Francës, tha se zgjerimi i Evropës do ishte “një gabim i madh”.

“Unë mendoj se zgjerimi ka qenë një nga faktorët kryesorë në dobësimin e Bashkimit Evropian dhe ne duhet të mësojmë prej këtij gabimi”, u shpreh Wauquiez.

Ai ka mbështetur procesin kur ishte ministër i Çështjeve Evropiane (2010 -2011).

“Pashë çfarë ndodhi. Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi”, tha ai.

Kujtojmë që Franca është ndër shtetet më skeptike për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

 

 

Të fundit