Flash News

KRYESORE

Politikani holandez i quan drejtuesit e BE-së budallenj për shkak të shqiptarëve

Politikani holandez i quan drejtuesit e BE-së budallenj  për shkak

Kryetari i partisë së djathtë holandeze, Forumi për Demokraci, Thierry Baudet, i ka quajtur zyrtarët e Bashkimit Evropian budallenj për shkak të shqiptarëve. Holanda kërkoi që për Shqipërinë të rikthehen vizat me një rezolutë në parlament, por nga Komisioni Evropian u refuzua kjo kërkesë.

Baudet kritikon këtë përgjigje negative dhe mendon se fakti që shqiptarët lëvizin pa viza, bën që në vendin e tij të ndodhin më shumë krime.

“E pabesueshme! Shqiptarët tani gjithashtu edhe në Evropë pa një vizë. Kjo do të thotë më shumë krime, emigracion i pakontrolluar, konkurrencë e padrejtë për kamionistët tanë etj. Çfarë i frymëzon budallenjtë që drejtojnë BE-në? “, shkroi ai në profilin tij në Twitter.

Pak ditë më parë ministri i Jashtëm Stef Blok, i bëri kërkesë Komisionit Evropian pasi Dhoma e Përfaqësuesve kishte kërkuar anulimin e vizave për shqiptarë në prill.

Që nga viti 2010, shqiptarët janë lejuar të udhëtojnë pa viza në vendet e unionit. Duhet thënë se Baudet është euroskeptik dhe është kundër multikulturalizmit në një vend.

Nga 23 marsi i 2017-ës ai është në parlamentin holandez.

Të fundit