Flash News

KRYESORE

Politikani ia rendit Ramës: 6 vula të zeza nga Departameni i Shtetit në fytyrën tënde

Politikani ia rendit Ramës: 6 vula të zeza nga Departameni i Shtetit

Raporti i Departamenit Amerikan të Shtetit, ku ndër të tjera shkruhej për korrupsionin, kontratat jo të llegullta dhe frikën e biznesmenëve të huaj për të investuar në Shqipëri ngjalli reagimin e shumë politikanëve, ndër to dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një reagim në Facebook, Berisha i rendit Ramës  6 vula të zeza që sipas tij, ia ‘plasi’ në fytyrë  Departameni i Shtetit.

Reagimi i Sali Berishës:

6 vula te zeza nga Departameni i Shtetit ne fytyren e Norjeges dhe Zho Zho-se tij!

Ata pergjigjen: shume kemi vjedhur por me shume do te vjedhim!

Te dashur miq ne Raportin e Departamentit te Shtetit per klimen e investimeve ne Shqiperi, Edi Rama dhe ministrat e tij hajna damkosen me vule te zeze:

  1. Vula e pare e zeze:

- Investitoret e huaj kane shqetesim te madh korrupsionin (sidomos ne sistemin e drejtesise), mungesen e transparences ne prokurimet publike dhe zbatimin e dobet te kontratave (pasigurine juridike).

  1. Vula e dyte e zeze:

- Ndonese reforma ne drejtesi eshte ne zbatim (perfshire vetingun), investitoret e huaj kane perceptim "problematik" mbi klimen e te berit biznes dhe shprehen se Shqiperia mbetet nje vend i veshtire per te investuar (...albania remains a difficult place to do business).

  1. Vula e trete e zeze:

- Investitoret shprehen per paqartesi ne interpretimin e bazes ligjore (nga organet), gje e cila nga njera ane pengon investimet (dekujaron) dhe nga ana tjeter krijon hapesirat per "favore" per kompani me lidhje politike.

Legjislacioni ndryshon vazhdimisht dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit.

Madje disa biznese te medha jane shprehur se kane patur presione per te nenkontraktuar disa biznese specifike (favorizime).

Raporti thote se: jane te zakonshme raportimet per praktika korruptive ne prokurimet publike (te shpeshta dhe te perhershme).

  1. Vula e kater e zeze:

- Praktikat PPP kane sjelle ulje te konkurrences (ngushtimnte hapesirave konkuruese).

Analizat e paplota dhe te cekta (te paplota, apo te varfera) te "kosto-benefiteve" dhe mungesat ne ekspertizen teknike (stafet teknike) ne konceptimin, draftimin dhe zbatimin e PPP-ve jane nje shqetesim i vazhdueshem.

  1. Vula e peste e zeze:

- Problematikat me ceshtjet e pronesise vazhdojne te jene sfide per Shqiperine. Mbetet e veshtire pajisja me titullin e pronesise (prezente jane praktikat korruptive te tjetersimit te prones).

Kompensimi i tokave te konfiskuara gjate regjimit komunist eshte veshtire i alokueshem dhe i pamjaftueshem (ne aspektin financiar).

  1. Vula e gjashte e zeze:

- Raporti mbeshtet edhe te indeksi i korrupsionit te "transperancy international 2017", e cila e rendit Shqiperine ne vendin e 91 (nga 180 vende), duke shenuar nje perkeqesim krahasuar me vitin 2016, perkeqesim me 8 vende (ne 2016 ishin ne vendin e 83).

Shqiperia perceptohet si vendi i dyte ne Balkanin Perendimor "me i korruptuar".

Shqiperia vazhdon te kete vleresime negative persa i perket respektit/zbatimit te kontratave, regjistrimit te prones dhe furnizimit me energji elektrike.

Ky raport eshte nje thirrje per çdo shqiptar ti flake keto kalbesira nje minute e me pare! sb

Të fundit