Flash News

KRYESORE

Politikani kosovar flet për mundësinë që legjenda gjermane e Interit të marrë drejtimin e Përfaqesueses së Kosovës

Politikani kosovar flet për mundësinë që legjenda gjermane e

Ish-zv/ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka folur për mundësinë që legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthäus, të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës pas largimit të trajnerit Albert Bunjaki.

Selimi ka shpërndarë në profilin e tij në ‘Twitter’ foton e katër legjendave të skuadrës së Interit, Javier Zaneti, Esteban Cambiasso, Ivan Cordoba dhe Lothar Matthäus, dhe shkruan: “Ka thashetheme se legjenda Lothar Matthäus do të jetë trajneri i ri i Përfaqësueses së futbollit të Kosovës. Nëse është e vërtetë, është një lajm i shkëlqyer”.

Matthäus ka fituar një kupë bote dhe një kampionat evropian me Kombëtaren gjermane, si dhe është fitues i Topit të Artë gjatë kohës që luante për Interin. Si trajner, ai ka drejtuar ekipet kombëtare të Bullgarisë dhe Hungarisë, si dhe ka qenë edhe në stolin e Partizanit të Beogradit.

Të fundit