Flash News

KRYESORE

Politikani opozitar ndjek Ramën ‘live’, por titrat e televizionit e shkëpusin nga imagjinata e kryeministrit dhe e kthejnë në realitet

Drejtuesi i Departamentit për Marrëdhëniet me Publikun në PAA, Gentian Gaba ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili po fliste sot në Asamblenë e PS për sukseset e qeverisjes së tij. Në të njëjtën kohë që Rama fliste për sukseset, titrat e televizionit po pasqyronin një aksion të policisë për kapjen e një gomoneje me drogë. Ky moment shërben sipas Gabës, për tejkaluar imagjinatën e kryeministrit për integrimin në BE dhe rritjen ekonomike dhe për t’i sjellë njerëzit me këmbë në tokë.

Reagimi:

Kur realiteti (gomonia me hashash), tejkalon imagjinatën...

pikërisht kur flitet për suksese, për integrim në BE, dhe për rritje ekonomike, një gomone në "flash" na sjell me këmbë në tokë dhe na kujton se ky është ai "që nuk e jepte Qarkun e Fierit për BE-në"; dhe janë ata që sajonin letra për "Griseldën e rrëmbyer" pa pyetur për imazhin e vendit; është ai që betejen kundër hashashit e konsideronte një histori suksesi; është ai i 300 mijë vendeve të punës... mirë që kaloi kjo gomonia se për pak e besova!

Ofendimi i radhës, gazetarja ironizon nga studio kryeministrin Edi Rama

Rama i pakënaqur me punën e Beqajt, Spiropalit dhe Finos, por u jep një mundësi të dytë; Blerina Gjylameti veçohet si më e mira

Të fundit