Flash News

KRYESORE

Politikani: PS qeveris prej 20 vitesh në Vlorë, por sot shkollat janë pa ngrohje

Politikani: PS qeveris prej 20 vitesh në Vlorë, por sot shkollat

Temperaturat tejet të ulëta kanë kapur të papërgatitur disa shkolla në mbarë Shqipërinë. Nxënësit kanë qëndruar në të ftohtë, ndërsa disa prej shkollave në veri dhe në Korçë janë mbyllur.

Kryetari i PD së Vlorës, Genc Deromemaj, në një reagim në Fabebook shkruan se ndonëse PS ka qeverisur prej 20 vitesh në Vlorë, shkollat janë pa ngrohje, duke shkaktuar dhe mungesë të nxënësve.

Reagimi i Genc Deromemajt:

Shkollat e Vlorës pa ngrohje!

Akuza më e madhe për qeverisjen 20 vjeçare të Bashkisë së Vlorës nga PS!

Ditën e sotme në shumicën e shkollave ka patur mungesa drastike të nxënësve dhe kjo për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ngrohjes.

Në disa shkolla, ngrohja vazhdon të sigurohet nga prindërit, të cilët i blejnë me leket e tyre pajisjet ngrohëse.

Edhe në gjimnazin “Ali Demi”, i cili u rikonstruktua së fundmi, kaldaja nuk është vendosur ende në punë.

Gjithçka ndodh kur pjesa më e madhe e buxhetit të bashkisë harxhohet për punësimin e militantëve partiak.

#VloraQeNukDuam

Të fundit