Flash News

KRYESORE

Politikani publikon foton: Rama dhe ministrat në drekën e paguar nga Habilajt

Politikani publikon foton: Rama dhe ministrat në drekën e paguar nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me ministrat e tij, duke drekuar në një nga restorantet luksoze në Vlorë.

Sipas Berishës, këtë drekë e kanë paguar narko-trafikantët Habilaj.

“Në foto; Noriega dhe narko-ministrat e tij në drekën e paguar nga Habilajt ne Vlorë!",  shkruan Berisha.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme gazetarja Anduena Llabani në emisionin “Opinion”, ka treguar se si Moisi Habilaj kishte provuar të qëndronte pranë qeverisë dhe njerëzve të tij. Llabani ka treguar se është bërë dëshmitare e një rrefimi naiv, por të vërtetë, nga pronari i një lokali të famshem në Vlorë.

Moisi Habilaj ka kërkuar të paguajë drekën e parë të qeverisë në Orikum. Sipas dëshmitarit askush s’e dinte veç dy a tre personave (Moisi Habilaj, ish drejtori i policisë së Vlorës dhe pronari i lokalit) se dreka e parë qeveritare e shtruar nga kreu i saj, u  tentua të paguhej nga krimineli Habilaj.

Dëshmitari ka treguar për gazetaren, se Habilaj i kishte shkuar në lokal dhe i kishte nxjerr nga canta tufën me para (euro).

“Ishin shumë s’mund t'i numëroja, nje tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s’ja pranova”, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm.

 

Të fundit