Flash News

KRYESORE

Politikani publikon fotot/ Si përdoren shkollat politikisht nga Edi Rama

Ish-deputeti Bardh Spahia ka publikuar fotot e karrigeve të shkollave që përdoren politikisht në takimet e mitingjet e Partisë Socialiste.

“Karriket e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9-vjeçare “Mark Dashi”. Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre”, shkruan në postimin e tij Spahiu.

SHKOLLAT NE SHERBIM TE KRYEMINISTRIT

"Kryeministri zbraz shkollat! Për takimin e vet partiak, kryeministri hap shkollat e u merr nxënësve karriket. Karriket e aktivitetit të sotëm në Fier janë marrë nga shkolla 9-vjeçare “Mark Dashi”. Punonjësit e bashkisë së Fierit ishin “hamallët” që bënë mbartjen e tyre. Turp e arrogancë kriminale. Nuk pyet ky kryeministër as për ligj e as për norma. E gjithë Shqipëria, të gjitha institucionet i duken si pjesë e tepsisë që i vetëm ka në dorë, e bën si të dojë vetë me to. Abuzim i pastër me pushtetin e përdorim i burimeve shtetërore për fushatë, i ndëshkueshëm me ligj.

E si mund t’i besosh një njeriu të tillë zgjedhjet, votën e qytetarëve? #KryeministërAbuziv#RamaIk"

Të fundit