Flash News

KRYESORE

Politikani: Rama po falimenton universitetet publike! Greva zgjidhja e vetme

Politikani: Rama po falimenton universitetet publike! Greva zgjidhja e vetme

“Rama po falimenton universitetet publike”, kështu shprehet deputeti demokrat Luçiano Boçi në një reagim në Facebook, teksa thekson faktin që akoma kryeministri nuk ka rimbursuar pjesën e tarifës së bachelorit.

“Rama vazhdon te godasë Universitetet publike dhe vazhdon të stimulojë konfliktin e paqenë midis studentëve dhe pedagogëve.

Ai ende nuk ka rimbursuar pjesën e tarifës së bachelorit që i takon Universiteteve dhe po ushtron pa ndërprerë dhunë antiligjore dhe verbale ndaj pedagogëve. Sot Universitetet nuk kanë asnjë mundësi, as për shpenzime operative e as për pagesa të tjera të planifikuara. Universitetet po shkojnë drejt falimentimit”, shkruan Boçi ndërsa shton se e vetmja zgjidhje është greva.

Kujtojmë që tashmë protesta ka hyrë në muajin e tretë, ndërsa studentëve u janë bashkuar dhe pedagogët.

Të fundit