Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Red Varaku
Pas zgjedhjeve të qershorit 2017, ishte e vështirë të parashikoje se cilat do të ishin politikat ekonomike që do të ndiqte z.Rama, sepse gjatë fushatës ai hyri pa një program si dhe, pothuajse, nuk premtoi asgjë. Por, pas gati një vit qeverisje, politikat e tij ekonomike janë ravijëzuar dhe mund të thuhet me siguri që, strategjia e tij e politikave ekonomike është qartësisht pro- biznesit, por haptazi kundër tregut të lirë.
Edhe pse duket sikur ka nuanca ngjashmërie, midis këtyre dy qasjeve ka një dallim themelor. Një politikë e cila është tërësisht pro-biznesit i favorizon kompanite e biznesit në dëm të vendit, të së ardhmes por edhe në dëm të vetë kompanisë. Ndërsa një politikë e tregut të lirë lejon zhvillimin e natyrshëm të tregut, pa favorizime dhe pa diskriminime. Një politikë pro-biznesit nënkupton suksesin nëpërmjet mekanizmave shtetërorë të interesave të biznesit, ndërkohë që një biznes duhet t’ia dalë vetë mbanë në një treg të lirë. Në të njëjtën kohë, një qasje pro-biznes dëmton aftësinë e një biznesi për të mbijetuar tregut dhe konkurencës. Kështu shteti bëhet mbështetësi dhe partneri kryesor i këtyre bizneseve, duke u kthyer edhe në “hambarin” më të rëndësishëm të të mirave për këto biznese. Pa mbështetjen e tij, ato thjesht falimentojnë.
Ndërsa një politikë pro-tregut të lirë synon, jo vetëm mbrojtjen e konsumatorit, por edhe të vetë kompanive në kuptimin afatgjatë, sepse zhvillon brenda tyre aftësinë për t’u rezistuar stuhive të ndryshme financiare dhe konkurencës. Një politikë pro- biznesit është e detyruar të mbyllë njërin ose të dy sytë përballë dëmit ekologjik dhe mashtrimeve që sjellin në treg kompani të tilla për shkak të lidhjes simbiotike që ekziston midis shtetit dhe këtyre kompanive. Sepse konsumatori është gjithmonë i një rëndësie dytësore për qasjen pro-biznes. Një politikë pro-tregut synon uljen e taksave, si dhe bën të mundur vendosjen e rregullave dhe mundësive të barabarta për të gjithë, si dhe garanton mbrojtjen e konsumatorit , hallkës më të rëndësishme të tregut të lirë.
Një politikë pro-biznesit shkatërron jo vetëm tregun dhe vendin, por edhe vetë kompanitë, por kjo nuk është se i sjell ndonjë dëm në vetvete pronarëve të këtyre kompanive , të cilët pasi me ndihmën e shtetit rrisin vlerën dhe fitimin e këtyre kompanive , i shesin ato duke përfituar miliona euro, të cilat i kanë transferuar tashmë nëpër parajsat off-shore. Ata as që e vrasin mendjen më pas për fundin e këtyre kompanive që mund të rezultojë kataklizmik për ekonominë dhe për shoqërinë.
Edhe pse z.Rama konsiderohet si një lider populist dhe popullor, politikat e tij ekonomike nuk janë as populiste as popullore, por thjesht pro-biznes dhe anti-treg . Kjo qasje pro-biznes u reflektua së pari, te shkrirja e disa ministrive dhe përzgjedhja e kabinetit. Me krijimin e superministrive dhe vendosjen në krye të tyre të dy “garuzhdeve” të korrupsionit , të cilët janë kthyer në sekserë të qeverisë, z. Rama vërtetoi që shtetin e ka vendosur në shërbim të tij dhe klientëve të tij.
Së dyti , ai po dëshmon që e ka kthyer shtetin në shërbim të disa personave dhe kundër tregut. Këta persona dikur i pati akuzuar dhe etiketuar si ‘elefantët e monopoleve’ që po rrënonin ekonominë shqiptare. Sot, ai po i jep mbështetjen maksimale të shtetit këtyre individëve. Rasti i largimit të një prej brand-eve më të njohura në botë “Sheraton” është shembull i qartë i kësaj politike. Më pas Armo, pastaj falimentimi i kompanisë Gulf , blerja e Hotel Plazza nga blerës të dyshimtë, paratë e të cilëve kanë burime të paqarta e shumë raste të tjera, janë tregues të kësaj qasje. Po ashtu, nëse qeveria do ta kishte seriozisht ndihmën ndaj tregut, nuk do të ofronte lehtësim taksash vetëm për disa kategori hotelesh, por për të gjitha kategoritë. Nëse do të bënte një gjë të tillë do të dëshmonte që është një qeveri e shanseve dhe mundësive të barabarta. Por ajo zgjodhi qasjen anti-treg. Në këtë mënyrë ajo favorizon disa në këmbim të ryshfeteve dhe diskriminon disa të tjetë, si presion dhe shembull ndëshkimi.
Së treti, dhe ndër më rrënueset, është fati i sipërmarrjes së vogël e cila po diskriminohet në favor të klientëve të qeverisë. Ajo ndodhet në prag të katastrofës tregtare për shkak të futjes së biznesit të vogël në skemën e TVSH-së. Mijëra dhe dhjetra mijëra vende pune do të mbyllen drejtpërdrejt si rezultat i kësaj mase. Ky është një hap tjetër në një seri masash represive dhe diskriminuese ndaj tregut, siç janë rritja e taksave, rritja e çmimeve, të karburantit, të energjisë dhe krijimit të një klime armiqësore ndaj tregut të lirë në tërësi, duke përfshirë kontrollet e shpeshta, gjobat e larta, gjobat intensive dhe ambientin e pasigurisë që është krijuar.
Kjo qasje anti-treg është e tillë sa askush nuk mund ta mendonte se do të ndodhte 27 vjet pas rënies së regjimit ku shteti kontrollonte gjithçka, madje edhe vetë imagjinatën. Shpallja e luftës së hapur ndaj tregut të lirë është edhe treguesi kryesor, që mandati i dytë i kësaj qeverie ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56