Flash News

KRYESORE

Politiko i riktheu në vëmendje, ‘zgjohet’ Gent Cakaj dhe u heq privilegjet konsujve të nderit

Politiko i riktheu në vëmendje, ‘zgjohet’ Gent Cakaj dhe u

Pak ditë pasi politiko.al risolli në vëmendje se kush janë 48 konsujt e nderit të shteteve të ndryshme të botës në Shqipëri, duket se ka zgjuar interesin e ministrit të Jashtë në detyrë, Gent Cakaj për të riparë privilegjet që ata kanë përfituar deri tani në sajë të këtij posti.

Në një deklaratë për mediat, Cakaj deklaroi se ka vendosur t’u heqë privilegjin e targave diplomatike që kanë mbajtur deri tani, sipas tij në shkelje të ligjit dhe zëvendësimin e tyre me një shenjë dalluese ovale me simbolet HCC.

“Kam vendosur marrjen e një mase tjetër të domosdoshme. Ka ardhur koha të zhbëjmë një praktikë sa origjinale në absurditetin e vet, aq edhe në mospërputhje me ligjet ekzistuese në Shqipëri.

Kemi 48 konsuj nderi të veshur me privilegje diplomatike ngaqë operojnë me targa diplomatike.

Bëhet fjalë për qytetarë shqiptar, biznesmenë, pronarë mediesh, analistë politikë që janë ngarkuar në Shqipëri si konsuj nderi dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike, njësoj si ambasadorët e trupi diplomatik.

Shqipëria është e nderuar ti ketë këta konsuj nderi, por edhe ata do jenë më të nderuar nëse aktiviteti i tyre do të kornizohet më kuadër të ligjit.

Konsujt e nderit pavarësisht nga shtetësia për qëllime zyrtare përdorin një automjet që pajiset me targë të zakonshme kombëtare dhe me shenjë dalluese ovale me simbolet HCC, parashikon ligji.

Në shkelje të habitshme të këtij ligji, janë 38 konsuj nderi të pajisur me targa CD që hyjë e  dalin nga kufijtë jo si qytetarë të thjeshtë, por si përfaqësues më të lartë diplomatikë.

Ky privilegj është i pajustifikueshëm nga cdo këndvështrim dhe duhet të marrë fund. Informoj se zyra e protokollit do të nisë me kontaktimin e tyre dhe do jenë të dorëzuar të dorëzojnë targat diplomatike dhe do pajisen me shenjës ovale HCC.

Individë të caktuar kanë shfaqur neglizhencë ndaj thirrjeve të protokollit se duket se janë ndjerë tepër të fuqishëm, informoj se me ministrinë  e Brendshme dhe Transportit do veprohet në eficencë për masa ligjore e administrative që targat në fjalë të dalin jashtë funksionit.

Kjo masë nuk ndërligjet me emra të veçantë, apo veprimtarisë së ndonjë personi, por vjen nga domosdoshmëria e respektimit të ligjit, për praktikat e njohura ndërkombëtare edhe në Shqipëri”, u shpreh Cakaj.

Të fundit