Flash News

POLITIKOFF

Can Yaman flet sërish për Demet: Shpresoj të punojmë sërish bashkë

Can Yaman flet sërish për Demet: Shpresoj të punojmë

Është kthyer në një fenomen në vendet perëndimore por Can Yaman është më i pëlqyer sidomos në Itali. Ndaj në përfundim të serialit "Zotëria i Gabuar" ai ka udhëtuar drejt Italisë ku edhe ka dhënë intervistë për Silvia Toffanin.

Në këtë intervistë, Can foli për shumë gjëra, që nga marrëdhënia me Demetin, deri tek statusi aktual dhe planet e së ardhmes.

Për Demetin ai tha se janë thjesht miq dhe që shpreson të punojnë sërish bashkë:

“Ne jemi thjesht miq. Ajo më ka ndihmuar shumë gjatë xhirimeve. Shpresoj të punojmë sërish bashkë. Për momentin jam beqar, por ashtu sit ë gjithë edhe unë dua të jem në një lidhje. Këto gjëra nuk bëhen me plan dhe dua jeta të më surprizojë. Jam i gatshëm për gjithçka."

 “Nuk ëndërroj, më pëlqen të jetoj të tashme. Rrallë mendoj për projekte. Unë thjesht jetoj dhe veproj. Një gjë e mirë e të qenit aktor është se kurrë nuk e di çfarë të pret. Mua më pëlqen shumë të surprizohem papritur. Tre vite më parë nuk e mendoja se do arrija këtu dhe ja që ndodhi”-përfundoi aktori me origjinë shqiptare.

Të fundit