Flash News

POLITIKOFF

Labinot Gashi flet për artisten që nuk do ftonte në emision dhe arsyen pse Elvana Gjata është mendjemadhe

Labinot Gashi flet për artisten që nuk do ftonte në emision dhe

Një nga rubrikat e preferuara të fansave të "Shiko kush luan" në Top Channel është “Paintball” dhe kësaj radhe në puntatën e mbrëmshme kjo rubrikë u zhvillua me moderatorin Labinot Gashi.

Në njërën nga pyetjet, ju kërkua të tregonte emrin e njërës prej vajzave që nuk do të ftonte më kurrë në emision dhe Labi u shpreh duke thënë emrin e Blerona Zeqirit, moderatores nga Kosova. Gashi u shpreh duke thënë se arsyeja e vetme se përse nuk do e ftonte më ishte fakti se Zeqiri nuk ka mjaftueshëm kohë për shkak të angazhimeve të saj të shumta dhe se kanë përplasje për shkak se janë të dy moderatorë.

Një nga pyetjet e tjera kishte të bënte edhe me artisten që mbase së fundmi është bërë më mendjemadhja apo është më problematikja. Ai tha Elvana Gjata sepse së fundmi ajo po refuzon të gjitha ftesat për në media.

Të fundit