Flash News

POLITIKOFF

10 fustane festive pa kosto të lartë për Natën e Vitit të Ri

10 fustane festive pa kosto të lartë për Natën e Vitit

Nata e Vitit të Ri nuk ka pse të shoqërohet me shpenzime të mëdha për të pasur një paraqitje elegante. Edhe me një buxhet nën 50 euro, zgjedhjet për një fustan festiv janë të shumta dhe plot stil.

Nga modelet midi dhe të gjata, tek fustanet e shkurtër që theksojnë siluetën, trendet e këtij sezoni ofrojnë alternativa për çdo shije. Materiale si kadifeja dhe sateni mbeten ndër më të preferuarat për festat, ndërsa detajet me xixa apo gurë të vegjël i japin veshjes shkëlqimin e nevojshëm për mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Paleta e ngjyrave dominohet nga tonet klasike si e kuqja, bordo, e zeza dhe bluja marine, por gjithnjë e më shumë po fitojnë terren edhe nuancat festive si bronzi dhe e bardha. Sa i përket prerjeve, zgjedhja varion nga fustanet me mëngë të gjata tek ato pa mëngë, duke iu përshtatur stilit dhe komoditetit personal.

Për një pamje të kompletuar, ekspertët e modës sugjerojnë kombinimin me çizme elegante, një çantë të vogël festive dhe një pallto me lesh artificial, që shton finesë dhe ngrohtësi.

10 fustane festive pa kosto të lartë për Natën e Vitit 10 fustane festive pa kosto të lartë për Natën e Vitit 10 fustane festive pa kosto të lartë për Natën e Vitit 10 fustane festive pa kosto të lartë për Natën e Vitit 10 fustane festive pa kosto të lartë për Natën e Vitit 10 fustane festive pa kosto të lartë për Natën e Vitit

Të fundit