Flash News

POLITIKOFF

10 mijë dollarë për takimin e parë, Offset rrëfen të pathënat e lidhjes me Cardi B

10 mijë dollarë për takimin e parë, Offset rrëfen

Reperi Offset ka treguar disa detaje lidhur me takimin e tij të parë me këngëtaren Cardi B.

E mesa duket ky takim i ka kushtuar 10 mijë dollarë reperit.

Në takimin e parë bëra diçka të madhe. Doja të bëja diçka që nuk bëhet zakonisht. Doja të kënaqesha dhe jo të isha serioz dhe të shijonim kohën, kështu që e çova tek Super Bowl”, tregoi Offset , i ftuar në emisionin "Jimmy Kimmel Live".

Ndeshja "Super Bowl" e vitit 2017 u zhvillua mes Atlanta Falcons dhe New England Patriots dhe reperi ishte përkrahës i Falcons, të cilët humbën në tre minutat e fundit. Një humbje që peshoi edhe mbi reperin.

I humba 10 mijë dollarë atë mbrëmje, por e dini çfarë fitova? Gruan time”, ka thënë Offset.

Offset dhe Cardi B do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin për shtatzëninë e ka dhënë vetë këngëtarja gjatë prezantimit të saj në "BET Awards 2021".

Të fundit