Flash News

POLITIKOFF

10 persona të armatosur hyjnë në shtëpinë ku po qëndrojnë ajo dhe Mozzik, Loredana publikon pamjet

10 persona të armatosur hyjnë në shtëpinë ku po

Loredana dhe Mozzik kanë udhëtuar drejt Barcelonës dhe ndodhen aty dhe për pushime por edhe për punë. Gjatë kësaj kohe çifti po qëndron në një vilë, të cilën e kanë marrë me qera për të kaluar këto ditë.

Përmes disa postimve në profilin e saj në Instagram, Loredana ka bërë me dije se 10 burra të armatosur kanë sulmuar dhe plaçkitur shtëpinë e pushimeve.

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kameramanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falenderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”, shkruan Loredana krahas videove të publikuara.

10 persona të armatosur hyjnë në shtëpinë ku po

 

Të fundit