Flash News
Plagoset me armë zjarri një person në Vorë
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Shumica e njerëzve në Tokë tani e quajnë një qytet “shtëpi”, duke e bërë sigurinë një konsideratë të rëndësishme kur vendosin ku do jetojnë.
Gjetja e një destinacioni të sigurt redukton ankthin dhe frikën, qoftë kur jeton aty, qoftë kur udhëton drejt atij vendi. Por, sigurisht, ka një gamë të ndryshme të mbrojtjes nga një vend në tjetrin dhe nga një qytet në tjetrin.
Kur zgjedhim një qytet për të jetuar, kemi parasysh punën që do të bëjmë atje, koston e jetesës e shumë faktorë të tjerë. Por, një faktor i rëndësishëm është edhe shkalla e kriminalitetit në atë qytet.
Ky element analizohet nga Numbeo, një portal që krahason statistika të ndryshme nga vende dhe qytete të botës, si kostoja e jetesës, çmimi i ushqimit dhe banesave, ndotja, cilësia e jetës, trafiku dhe shërbimet shëndetësore, ndër të tjera.
Por, ky portal gjithashtu përditëson periodikisht një indeks krimi për qytetet botërore dhe bën një renditje. Sipas të dhënave më të fundit, top 10 qytetet më të sigurta janë:
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me një indeks sigurie prej 88.2, Abu Dhabi renditet si qyteti më i sigurt në botë.
Doha, Katar – Ky qytet krenohet me një indeks sigurie prej 83.9.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – Dubai gjithashtu shënon 83.7 në indeksin e sigurisë.
Taipei, Tajvan – Me një indeks prej 83.7, Taipei renditet i katërti.
Muscat, Oman – Indeksi i sigurisë në Muscat është 80.6.
Hagë, Holandë – Me një indeks sigurie prej 79.8, Haga është qyteti i gjashtë më i sigurt.
Mynih, Gjermani – Mynihu ndodhet në dhjetëshen e parë me një indeks sigurie prej 79.7.
Lubljana, Slloveni – Ky qytet, ka një indeks sigurie prej 78.9.
Zagreb, Kroaci -Zagrebi ka një indeks sigurie prej78.7.
Hong Kong, Kinë – Ky qytet mbyll dhjetëshen e parë me një indeks sigurie prej 78.4.
Në anën tjetër të spektrit, qytetet më pak të sigurta përfshijnë Karakasin, Venezuelën, Pretoria, Afrika e Jugut dhe Port Moresby, Papua Guinea e Re, me indekse sigurie nën 20.