Flash News

POLITIKOFF

10 vite pas sherrit të famshëm mes dy artisteve, Tuna dhe Dafina pajtohen dhe sjellin bashkëpunim

10 vite pas sherrit të famshëm mes dy artisteve, Tuna dhe Dafina

Prej kohësh përflitej për një rikthim në muzikë të Tunës dhe Dafina Zeqirit. Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre me reperin 2Po2 ishte ndër më të pëlqyerit shumë vite më parë në 2010-ën.

"Vibe" i tyre ishte në çdo koncert, por krejt papritur, marrëdhënia e dy këngëtareve u kris. Dy këngëtaret  nuk flisnin me njëra-tjetrën, ndërsa u aludua se ishte Dafina ajo që kishte vënë në dyshim talentin e Tunës dhe e quante njeri me dy fytyra e madje në media u përfol dhe për një sherr, detajet e të cilit nuk u bënë asnjëherë me dije.

Mirëpo, mesa duket dy artistet kanë lënë gjithçka pas krahëve dhe janë pajtuar dhe madje do të publikojnë shumë shpejt dhe bashkëpunimin e tyre të radhës, i cili po pritet me padurim nga fansat.

Tuna ka publikuar foton e albumit të Dafinës dhe mbi foton e postuar në Instatsory, ajo shkruan:

“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade. Po, vajzat që do ta mbysin ‘vibe’n sërish. Ky album po ashtu. Të dua vajzë, Dafina Zeqiri”. 

10 vite pas sherrit të famshëm mes dy artisteve, Tuna dhe Dafina

Të fundit