Flash News

POLITIKOFF

"1000 herë me e burgos, Elsa Lila mbetet artiste brilante", Milaim Zeka: Media shqiptare më keq se prokurorët taleban

"1000 herë me e burgos, Elsa Lila mbetet artiste brilante",

Lajmi i arrestimit të Elsa Lilës, përveçse ka bërë bujë në mediat italiane për shkak të faktit se ajo është artiste, është diskutuar pafund në mediat shqiptare. Duke nisur nga thuajse të gjitha mediat online dhe deri tek emisionet televizive, të pasdites dhe emisionet e darkës.

Gazetari Milaim Zeka është një ndër ata që ka reaguar ashpër ndaj trajtimit që media shqiptare i ka bërë arrestimit të Elsa Lilës. Ai thotë se pavarësisht çdo gjejë, Elsa ngelet artiste brilante.  Sipas Zekës, vetëm kafshëria mediatike shqiptare mund të dënojë dhe persekutojë, me keq se sa prokuroret taleban.

“1000 here me burgos, 2000 here me denu, per mu, Elsa Lila mbetete njeri fantastik, artiste brilante. Vetem kafsheria mediatike shqipetare te denojne, fyejne e persekutojne, me keq se sa prokuroret taleban!”, ka shkruar gazetari krahas fotos së Elsës me vajzën e saj.

Të fundit