Flash News

POLITIKOFF

18-vjeçari Iam Tongi shpallet fitues i "American Idol 2023"

18-vjeçari Iam Tongi shpallet fitues i "American Idol 2023"

18-vjeçari Iam Tongi ka bërë histori të dielën kur u shpall fituesi i “American Idol”. Konkurrenti fitoi në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke mposhtur kështu Megan Danielle dhe Colin Stough. Ai u kurorëzua fituesi i sezonit të 21-të të shfaqjes së famshme pas një votimi mbarëkombëtar gjatë një finale tre-orëshe të mbushur me yje në ABC.

I njëjti performoi “Don’t Let Go” nga Spawnbreezie, ndërsa familja e tij në audiencë krijuan një atmosferë të zjarrtë. Ylli në ngritje ndërkohë ka lindur në Hawaii, por zbuloi se është me origjinë nga Tonga e Samoa. Tongi ka mbaruar së fundmi shkollën e mesme dhe është vetëm 18-vjeç.

Sipas Kauai Now News, pasi u zgjodh si një nga tre konkurrentët më të mirë të “American Idol”, Tongi vizitoi vendlindjen e tij në Bregun e Veriut dhe iu dha një diplomim nderi nga shkolla e mesme Kahuku, Kahuku. Artisti i ri tashmë ka një sërë lidhjesh në industrinë e muzikës. Gjatë finales, një numër interpretuesish të mëdhenj u ngjitën gjithashtu në skenë, duke përfshirë Kylie Minogue, Pitbull, TLC, James Blunt dhe Clay Aiken.

Të fundit