Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
23-vjeçari Walter Zappalàe zgjidhet si më i bukuri i Italisë
Walter Zappalà, 23 vjeç nga Catania, është shpallur “Mister Italia” 2022. Me një diplomë trevjeçare në shkenca politike, Walter kishte edhe disa hobe si noti, futbolli dhe xhudo. Juria e kryesuar nga Nathalie Caldonazzo kurorëzoi mbrëmjen e djeshme në Pescara njeriun më të bukur të Italisë. Për të kurorëzuar “Mister Italia” ishte edhe një ish-fitues i kompeticionit, Luca Onestini, i cili së bashku me Jo Squillo drejtuan finalen. Walter u shpreh ndërkaq se:
"Më duhet ende të kuptoj se çfarë ndodhi. Dedikimi i parë i shkon padyshim familjes sime. Këtu me mua në Pescara është babai im Lanfranco, por telefonata e parë erdhi nga shtëpia, me nënën time Anën dhe motrën Ginevra, që u përlotën nga gëzimi."
View this post on Instagram
38 djem mbërritën në natën finale të konkursit më të rëndësishëm të bukurisë mashkullore në Itali. Përveç titullit “Mister Italia 2022”, u dhanë edhe disa çmime të tjera. Rikujtojmë, se Harnaaz Sandhu, e cila u kurorëzua “Miss Universe 2021”, zbuloi se njerëzit e kanë bullizuar në internet për shkak se ka shtuar peshë. Modelja 22-vjeçarja nga India tha për “People” së fundmi se:
"Fizikisht jam rritur disi, kam marrë më shumë kilogramë dhe kam shtuar peshën time, gjë për të cilën jam plotësisht rehat tani. Por unë u bullizova për shtimin në peshë."