Flash News

POLITIKOFF

3 cilësitë që bëjnë diferencën për një 'mendje të fortë'

3 cilësitë që bëjnë diferencën për një

Të jesh mendërisht i fortë është një bashkësi qëndrimesh që mund t’i mësojmë dhe t’i kultivojmë.

Ja cilat janë 3 cilësitë vendimtare për të zhvilluar një forcë të brëndshme Njerëzit mendërisht të fortë nuk mbyllet në një rutinë të ngrirë. Ata nuk rreshtin së vëni në diskutim siguritë e tyre, duke i dhënë vetes mundësinë të testojnë dhe të provojnë opsione të reja dhe të mos rreshtin së qeni kurioz ndaj të panjohurës.

Kjo qasje, e ushqen aftësinë e tyre për t’u përshtatur. Duke mos zgjedhur të ankohen për të paparashikueshmen, ata shohin mundësinë për t’u zhvilluar, duke dalë kështu nga zona e tyre e rehatisë. Sipas profesorit të Psikologjisë, Steven C. Hayes, ja cilat janë 3 cilësitë që shoqërojnë një mendje të fortë:

1.Ego-ja në plan të dytë. Prioriteti i të qenit i dobishëm..

Ajo që drejton vendimet e tyre nuk është krenaria por ajo çfarë është e drejtë dhe që funksionon realisht. Ata e njohin një rrugë pa krye dhe e rregullojnë trajektoren e tyre pa u ndikuar nga idea fillestare. Kjo shkëputje i jep atyre mundësinë të zhvillohen më tej me qartësi duke i dhënë rëndësi rezultateve konkrete dhe jo nevojës për të pasur të drejtë.

2.Përpjekjet e transformuara në zakone.

Disiplina nuk matet me momente motivuese. Këta njerëz i kthejnë përpjekjet e tyre në një rutinë të përditshme, shpesh diskrete por gjithmonë këmbëngulëse.

Të reflektosh para se të reagosh, ti thuash ‘Jo” një shpërqëndrimi, të lëvizësh trupin: Gjeste të thjeshta deri në një reflektim mendor të dobishëm dhe të shëndetshëm.

3.Veprimi para perfeksionit.

Këta njerëz nuk i shtyjnë projektet e tyre duke pretenduar që çdo gjë të jetë perfekte. Ata përshtaten me imperfeksionin e momentit dhe nuk dorëzohen pavarësisht pasigurive që mund të hasin rrugës. Përballë situatave kaotike, ata nuk dorëzohen. Por përpiqen të bëjnë më të mirën, ata provojnë, progresojnë, hap pas hapi.

 

 

Të fundit