Flash News

POLITIKOFF

30 vite në arrati, arrestohet një nga kriminelët më të kërkuar në botë

30 vite në arrati, arrestohet një nga kriminelët më të

Matteo Messina Denaro, “kumbari” i fundit i mafias siçiliane dhe një nga kriminelët më të kërkuar në botë, është arrestuar në Palermo pas 30 vitesh në arrati. Denaro, 60 vjeç, i cilin qëndronte i fshehur që nga viti 1993, u kap në një klinikë private në qytetin sicilian, ku sipas burimeve, prej rreth një viti mjekohej me emrin e rremë “Andrea Bonafede”.

30 vite në arrati, arrestohet një nga kriminelët më të

Mafiozi konsiderohej dikur si kandidat për të qenë bosi i bosëve të mafias siçiliane, pas vdekjes së Bernardo Provenzano në vitin 2016 dhe Salvatore Riina në 2017-n. I njohur me pseudonimin Diabolik ose U Siccu (i dobëti), Denaro lindi në Castelvetrano, Siçili, në vitin 1962. Babai i tij ishte një bos i fuqishëm i Cosa Nostra-s. Sipas informatorëve dhe prokurorëve, ai është përgjegjës për disa nga krimet më të urryera të kryera nga mafia siçiliane.

30 vite në arrati, arrestohet një nga kriminelët më të

Në vitin 2002, ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen ose urdhërimin e vrasjeve të dhjetëra njerëzve. Hetimi për të gjetur Denaro-n u ndërlikua nga mungesa pothuajse e plotë e fotografive. Me vetëm disa foto të vjetra identiteti, autoritetet italiane rindërtuan pamjen e tij në mënyrë dixhitale, duke përdorur teknologjinë më të fundit kompjuterike dhe informacionin e siguruar. Tani që Denaro nuk është më një njeri i lirë, hetuesit do të përpiqen të zbulojnë ku ishte strehuar dhe rrjetin e njerëzve që e mbronin atë.

Të fundit