Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
4 sezone të suksesshme, pas përfundimit të "Çukur" fillon "lufta" mes fansave dhe produksionit

*Kujdes, ky postim përmban spoiler
"Çukur" (Gropa), që transmetohet aktualisht në Shqipëri, ka përfunduar të hënën rrugëtimin e tij prej 4 sezonesh. Ky serial, megjithëse ishte më i shikuari dhe kishte një audiencë ndërkombëtare nga e gjithë bota, produksioni vendosi ta mbyllë atë.
View this post on Instagram
Sidoqoftë, në episodet e fundit, gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër, ngjarjet kanë ndryshuar dhe aktorët janë detyruar të luajnë pjesë që nuk ishin planifikuar, duke ndryshuar kështu skenarin e serialit – kjo sipas burimeve konfidenciale pranë aktorëve, që janë bërë publike dhe në mediat sociale.

Aktorë të njohur si Aras Bulut İynemli, Tilya Damla Sönmez, Erkan Kolçak Köstendil, Burak Dakak, Necip Memili dhe shumë aktorë të tjerë të rëndësishëm të serialit, janë përshtatur me skenarin e ri të kompanisë, por mesa duket marrëdhëniet e tyre me AyYpim (kompania prodhuese) janë prishur. Thuhet madje se skena të tjera janë xhiruar për episodin final por skenari ka ndryshuar në moment të fundit, duke ndryshuar kështu dhe finalen e "Çukur".

Finalja e madhe e "Çukur" është konsideruar nga fansat (të cilët janë në një bazë shumë të madhe) si një tallje me aktorët dhe me audiencën gjithashtu.
View this post on Instagram
Përveç fundit të lumtur dhe mungesës së zhvillimit të karakterit të personazheve në serial (i njohur në gjuhën e aktrimit si "zhvillimi i karakterit"), produksioni vendosi të rikthejë aktoren që luajti në dy sezonet e para, Dilan Deniz - karakteri i së cilës vdiq në sezonin e dytë, për shkak fansat nuk e donin atë duke e gjykuar për aktrimin e saj që nuk ishte në nivelet e kastit. Kujtojmë që Dilan filloi karrierën e saj si modele dhe njihet më shumë për rolin e Senas, për të cilën mori më shumë vëmendje sepse ajo luante krah Aras Bulut İynemli.

Pjesëmarrja e saj në episodin final të serialit, u pa nga fansat e "Çukur" si mungesë respekti për punën e palodhur të aktorëve të tjerë që punonin 6 ditë në javë gjatë gjithë këtyre viteve duke dhënë performanca ikonike.

Kryesisht për dy protagonistët Aras Bulut İynemli dhe Damla Sönmez - të cilët ishin çifti protagonist në serial si “Yamaç dhe Efsun”. Yamaç dhe Efsun i kanë dhuruar fansave të këtij seriali dashurinë e tyre epike dhe ikonike për 2 vite, duke rrëmbyer kështu zemrën e publikut.

Fansat e serialit, që nga mbrëmja e së hënës,kanë shpërthyer të gjithë zhgënjimin e tyre në Twitter për pakënaqësitë ndaj produksionit. Por kjo pakënaqësi nuk është vetëm nga ana e fansave, por edhe e aktorëve dhe sipas burimeve (ende të pakonfirmuara) Aras Bulut İynemli, Tilya Damla Sönmez, Burak Dakak dhe Necip Memili kanë përfunduar kontratën e tyre me AyYapim.

Asnjëri nga aktorët nuk promovoi fundin e episodit dhe as nuk i dhanë lamtumirë serialit për të cilin disa prej tyre punuan 4 vjet dhe të tjerët 2-3 vjet.
Tre fotot më poshtë tregojnë promovimin që aktorët bënë gjatë ditëve të para të karantinës në vitin 2020 ndërkohë asnjë postim për finalen, e ashtuquajtur “të madhe”:



Nga ana tjetër, skenaristi i serialit, Gokhan Horzum – i cili është akuzuar shpesh nga fansat si maskilist, mizogjenist ka marrë një valë komentesh kundër skenarit dhe si rrallë herë, ai ka vazhduar “fushatën e bllokimit” të fansave që mbështesin #ArDam (aktorët Aras Bulut İynemli dhe Damla Sönmez), grupi i të cilëve në rrjetet sociale mban emrin #EfYam.

*Kujdes, spoiler
Fundi i serialit u mbyll me “kapërcim vitesh” dhe me vdekjen e protagonistit, Yamaç i- i cili vdiq për shkak të pleqërisë dhe në "jetën e përtejme" (afterlife) e pret dashuria e tij më të madhe, Efsun – e gjitha e veshur në të bardhë, njësoj si Yamaç, e cila e drejton atë që të përshëndet edhe njëherë me të dashurit e tij.

Nga mbështetësit e dyshes #EfYam, ky fund është interpretuar si një përshëndetje e fundit e Yamaç me të gjithë të dashurit e tij dhe më pas kthimi tek Efsun, pasi vetëm këta të dy janë të veshur me të bardha dhe të tjerët me rroba normale. Por, sipas faqeve turke, kompania ka ndërhyrë sërish, duke prerë një tjetër skenë dhe duke ndryshuar fundin.

Më pas, ai takon të gjithë anëtarët e familjes së tij, duke përfshirë Senan (aktoren Dilan Deniz) të cilin ai e puth - gjë që ka irrituar më shumë fansat. Nga ana tjetër, adhuruesit e karakterit të Senës pretendojnë se Yamaç gjithashtu zgjodhi Senën në "jetën e përtejme", gjë që kundërshtohet rreptësisht nga fansat që mbështesin aktorët e tjerë të serialit.

Sidoqoftë, produksioni nuk ka bërë ndonjë sqarim apo deklaratë, por sipas informacioneve jozyrtare, aktorët janë zhgënjyer dhe siç duket edhe ata janë në anën e #EfYam, sepse përveç këtij çifti, është ndryshuar tërësisht dhe skenari i karakterëve të tjerë në episodet e fundit për shkak të promovimit të Dilan Deniz.
Më poshtë janë disa nga reagimet e tifozëve në Twitter:







Foto nga seriali dhe nga prapaskenat e serialit:




























Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38